UNIVERSITETI ''FAMA''
  Historiku
 




Historiku

 

Universiteti FAMA është themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë. Është angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Universitetit FAMA.

Si datë e themelimit të Universitetit "FAMA" njihet 12 maji i vitit 2003.


Misioni

Misioni i Universitetit FAMA është që të ofrojë shërbime cilësore në sferën e edukimit dhe arsimimit duke e bërë produktin tone të diferencuar (të dalluar) në të gjithë rajonin.

Universiteti FAMA në gjtihë veprimtarin e tij, ka për mision të kontriboj në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimim cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukim dhe vlera më të mira moraledhe zhvillimin e kvrkimit shkencor me qëllim që të siguroj praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht, që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Vizioni

FAMA mëton të jetë qendër e arsimit të lartë më e spikatur në Kosovë në lëmitë e shkencave sociale dhe arteve konkurrente edhe me vendet e rajonit dhe më gjerë, me një staf të përgatitur në Universitetet prestigjioze perëndimore dhe me një menaxhment bashkohorë që është i gatshëm t’i pranojë sfidat për pajisjen e të rinjve me dije dhe shkathtësi të mjaftueshme të ngritjes profesionale konform kërkesave dhe standardeve të tregut të punës.

Si vazhdim I vizionit te Universitetit FAMA është edhe ofrimi i studimeve dhe kërkimeve shkencore ne pjese tjera te Kosovës me qellim te uljes se kostos se studimeve për ata te rinj qe nuk kane mundësi te studiojnë ne Prishtinë për shkak te mundësive te limituara materiale për shpenzime shtese akademike. 




                                               

 

 
  Today, there have been 5 visitors (8 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free